E diel, 24 Nëntor, 2024

Gripi bie, fruthi raste të reja/ Për të 3 javë radhazi numri i të infektuarve ulet

Situata e gripit po shkon drejt përmirësimit. Të dhënat e fundit të hartuara nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik flasin për rënie të infektimeve javore. Në javën që sapo lamë pas janë paraqitur në spitale dhe pranë mjekut të familjes vetëm 14927 persona me probleme të shkaktuara nga infeksionet respiratore të sipërme e të poshtme. Edhe këtë javë ka mbizotërim të gripit dhe virozave stinore tek fëmijët e grup-moshës 1-4 vjeç.

Edhe pse rastet me grip janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë, nga të dhënat e raportuar mësohet se Tirana dhe Gjirokastra kanë incidencën më të lartë të infektimeve. Përgjatë kësaj jave janë identifikuar edhe dy raste të reja me fruth, duke e çuar kështu totalin e të infektuarve në 34 fëmijë. Ekspertët e ISHP bëjnë me dije se incidenca më e lartë  e fruthit është në grup-moshën 2-4 vjeç me 13.4 raste për 100. 000 banorë.

Nga 34 rastet e konfirmuar 14 janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër kanë qëndruar ne kushte shtëpie.  Numri më i lartë i rasteve i përket Tiranës me 21 të infektuar, ndërsa vërehet se incidencën më të lartë e ka Durrësi me 4.7 raste për 100 000 banorë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit