E hënë, 25 Nëntor, 2024

Mbyllet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, miratohen ndryshimet statutore, Bardhi dhe Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD ka përfunduar me miratimin e ndryshimeve statutore që do të sjellin rrjedhimisht edhe emërimet e Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetar të partisë.

Flamur Noka ka deklaruar gjatë mbledhjes së Kryesia e PD me propozim të kryetarit ka sjellë në kuadrin e bashkimit të shumëpritur që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, kryetari i partisë dhe kryesia propozuan ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord nmbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ia kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.Neni 46.pika 3 hiqet fjalia e pare; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51 ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD”, u shpreh Noka.

 

“Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i KK është historik në dobi të bashkimit të PD”, përfundoi ai. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit