E mërkura e 6 marsit ka nisur me ngjarje tragjike. 54-vjeçari me iniciale A.P., mbeti i plagosur rëndë pas një atentati në Rrilë të Lezhës. Më pas dy vëllezër u konfliktuan në Lushnjë dhe motiv i sherrit ishte prona.
Njëri prej vëllezërve qëlloi me armë vëllanë e tij, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj me sëpatë.
Sakaq në Mat, prona është bërë ‘mollë sherri’ mes dy vëllezërve. Policia thotë se një 61-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se kishte goditur vëllanë e tij me sende të forta për motive pronësie.
“Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.
Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe dyshohet se kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, shpjegon policia. /btvnews.al