E hënë, 25 Nëntor, 2024

U qëllua me pistoletë në kokë nga vëllai, 70-vjeçari ndërron jetë te “Trauma”

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës, 70-vjeçari, Haziz Musai, i cili u qëllua me pistoletë në kokë nga vëllai i tij.

Ndërkohë vëllai tjetër Nazifi, 77 vjeç po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes, pasi ka plagë në krah e këmbë nga sëpata dhe kosorja me të cilën u qëllua nga Hazizi.

Shkak i konfliktve mes tyre ishin motivet pronësisë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për një konflikt për motive pronësie, të ndodhur në fshatin Çukas i Vjetër, ndërmjet 2 vëllezërve, gjatë të cilit ata plagosën njëri-tjetrin me armë zjarri (pistoletë) dhe me mjet prerës (sëpatë), ju informojmë se shtetasi i plagosur me armë zjarri, i identifikuar Hazis Musai, 70 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.

Gjithashtu, u kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit Nazif Musai, 77 vjeç, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit (pistoletë) dhe mjeti prerës (sëpatë) u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit