Basha shprehet se do të jetë në Nju Jork, për të prezantuar rezolutën për Ukrainën. “Aty do kem nderin të prezantoj Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës e cila pak ditë me parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europës”, shkruan Basha.
Postimi i kreut të PD-së Lulzim Basha:
Përshëndetje të dashur miq!
Jam rruges për në Neë York ku do të marr pjesë në një sesion të veçantë në OKB për Ukrainën.
Aty do kem nderin të prezantoj Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës e cila pak ditë me parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europes.
Jam i lumtur që mu dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjes edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.
Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standartet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.