Përplasja në familjen mbretërore shqiptare, prokuroria nis hetimet për dhunë në familje
Prokuroria e Tiranës njoftoi sot nisjen e hetimeve për Veprën Penale ‘Dhunë në Familje’ pas denoncimit të Princ Lekës ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, organi i akuzës thotë se çështjen e ka marrë në dorë prokurori përkatës.
Prokuroria thotë se ka marrë si provë nga policia edhe videon që tashmë është publikuar në media.
Përplasja mes Princit Leka dhe ish-bashkëshortes së tij ka ndodhur në 5 Mars.
Të dyja palët i janë drejtuar komisariatit numër 1 ku kanë bërë bërë kallëzim ndaj njëri-tjetrit për dhunë.
Policia ka urdhëruar një akt ekspertim mjekoligjor për të parë nëse kanë shenja dhune dhe të çfarë kategorie janë.
Gjithashtu policia ka plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtje të menjëhershëm për të dyja palët.
Elia Zaharia dhe Princ Leka, i dhanë fund pak muaj më parë martesës së tyre disavjeçare dhe ndodhen në proces divorci.