E diel, 24 Nëntor, 2024

Shqiptari përdhunon vajzën e partneres në Greqi dhe filmon aktin e tij të neveritshëm! Dëshmia e 25-vjeçares: E bënte fshehurazi…

Një shqiptar 36 vjeç është akuzuar për abuzim seksual ndaj vajzës së partneres së tij 50-vjeçare që në moshën 14 vjeçe.
Ngjarja e ndodhur në Egjinë të Greqisë ka tronditur të gjithë dhe po shkakton neveri në opinionin publik. Sipas dëshmisë së vajzës e cila tashmë është 25 vjeç “ai ka filmuar këto akte të neveritshme”

25-vjeçarja vendosi ta denoncojë shqiptarin pasi në mesnatën e së martës ai dyshohet se e përdhunoi sërish. Vajza theu heshtjen dhe raportoi tek autoritetet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka përjetuar nga duart e njerkut të saj.

Në një intervistë të të dhënë për protothema.gr vajza përjashton të ëmën nga “korniza” e fajtorëve, ku shprehet se “ajo nuk ishte në dijeni të gjërave vulgare që i bënte pas shpine 36-vjeçari”.

“Nëna ime nuk ishte në dijeni për këto gjëra. Ajo nuk dinte asgjë. Atë që ka bërë, ai e ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë, mamaja ime e pyetste se pse ishe i tillë dhe bënte këto reagime.  Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja”, thotë 25-vjeçarja që pritet të kontrollohet nga mjeku mjekësor, nga një psikolog për të kapërcyer tronditjen.

Shqiptari pritet të dalë të hënën para hetuesisë së Pireut për të kërkuar falje.

Gjithashtu, është arrestuar edhe nëna e viktimës, bashkëshortja e të pandehurit dhe ndaj saj është ngritur procedim për shkelje të  legjislacionit për armët. Pas kontrollit në në banesë u gjetën dhe sekuestruan: 1505 gram kanabis, pistoletë me ajër, 4 thika, shuma e parave prej 18.275 euro, 3 peshore precize, rende dhe 3 celularë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit