“Si ka mundësi që vetëm në ‘Big Brother’ bie në dashuri kjo vajzë? Dhe në Itali dhe këtu. Nuk gjen dot burrë jashtë? Kjo është pyetja e parë që më vjen në mendje…”, u shpreh Deda me ironi, duke thënë se Romeo në këtë lojë e ka fokusin te dashuria, por Heidi jo.
Ndërkohë edhe Gazi shprehet se nuk beson te ndjenjat dhe dashuria e Heidit, ndërsa nga ana tjetër Romeo është i përfshirë emocionalisht.
“Heidi është një lojtare që duke u përqafuar me Romeon shikonte kamerat, bënte gjeste… Romeo është totalisht i romantizuar dhe ajo sheh kamerat. Ajo i thotë unë të dua po ti pse s’ke besim te unë, dhe këtë e ka bërë dhe në Itali. Heidi qeshi me të në dhomën e rrëfimit. Ajo po luan”, shprehet Gazi.