Në një postim në Facebook ai ka shkruar se nuk ka një Shqipëri të fortë pa gra të forta.

Basha u shpreh se një grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.

Postimi

Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë!

Mirënjohje për gratë, për nënat dhe motrat, falë sakrificës së të cilave jeta njerëzore bëhet më e bukur.

Kontributi më i madh për gratë dhe vajzat është t’u japim mundësi të shpalosin potencialin e tyre.
Një grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme.
Të dashura zonja, kurrë mos e harroni fuqinë dhe vlerën tuaj. Ju jeni burimi i frymëzimit, dashurisë dhe forcës në shoqëri.
Gëzuar 8 Marsin!

 /btvnews.al