E diel, 24 Nëntor, 2024

Asllani fiton zemrat e tifozëve

Me lojën e tij dhe golin e parë me fanellën e Interit në sfidën ndaj Xhenoas, Kristjan Asllani ka fituar zemrat e tifozve zikatlër.

Mesfushori 22-vjeçar u votua si futbollisti më i mirë i ekipit nga tifozët në sfidën kundër kuqebluve, që u fitua me rezultatin 2-0.

Në sondazhin e organizuar nga faqja italiane internews.it, lojtari i përfaqësueses shqiptare të futbollit mori 30.48% të votave. I dyti më i votuar nga fansat ishte Sançez me 21.42% dhe i treti Barela me 16.64%.

Në këtë sezon në Serie A, Asllani ka luajtur në 503 minuta ku përveç golit ka dhënë edhe 2 asiste.

Ai pritet të jetë titullar edhe në sfidën e së shtunës kundër Bolonjës në transfertë.

Tekniku Simone Inzagi ka në dispozicion të gjithë lojtarët përfshirë edhe mesfushorin Hakan Çalhanoglu.

Inzaghi mendon që ta lërë turkun në stol, pasi synimi është që turku të rikthehet në formën optimale, për ndeshjen e kthimit në Madrid ndaj Atletikos.

Për Asllanin është përpara një tjetër test i rëndësishëm. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit