E hënë, 25 Nëntor, 2024

Goditet me thikë 19-vjeçari, ndërron jetë në spital

Raportohet se një nga personat e përfshirë në sherr ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 19-vjeçar.

I riu është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit