Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme në qendër të qytetit, ku pas një sherri për motive të dobëta tre të rinj janë përfshirë në një konflikt i cili ka përfunduar në përleshje fizike deri në përdorimin e mjetit prerës.

Autori, i identifikuar si Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19-vjeçarin me iniciale G. B dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte, duke marrë dhe ai plagë të rënda.

Ndërkohë autori 18-vjeçar Florjan Muka, ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se sherri ka nisur për shkak te ngacmimeve në rrjetet sociale, ndërkohe mësohet se 19-vjeçari i cili ka ndërruar jetë, punonte si kamerier në një prej lokaleve në afërsi të qendrës së qytetit dhe njihej si djalë i mirë dhe i sjellshëm.