Liza Koshy qëndroi totalisht e qetë në tapetin e kuq të “Oscars”, ndonëse ra në tokë dhe pati vështirësi të ngrihej.
Aktorja e famshme mbante veshur një fustan të kuq, të fryrë në fund, kombinuar me taka të larta me platformë. Këto të fundit zhgënjyen artisten, që humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.
Megjithatë, nuk ndaloi së buzëqeshuri, madje pozoi për fotografët, ndërsa më pas, u ndihmua nga të pranishmit të ngrihej.