E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Deklarata e djalit të vogël që iu gjetën gjurmët e gishtave në pistoletë: Nuk e kam vrarë unë babanë

Amarildo Meta, djali i vogël i familjes Meta, nuk ka preferuar të japë shpjegime tek oficerët e policisë në lidhje me gjurmët e gishtërinjve të gjetura në qytën e pistoletës dhe qeses plastike që ishte mbështjellë arma me te cilën u vra Pëllumb Meta.

19-vjeçari i qëndron deklarimeve fillestare duke pohuar se nuk ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.

Ai u shpreh se nuk e ka prekur pistoletën, por se vetëm ka ndihmuar vëllanë, Hysen Metën për të fshehur makinën.

“Unë nuk kam lidhje me vrasjen e babait. Nuk ndodhesha në shtëpi në momentin e krimit, isha në punë te servisi. Aty ka edhe kamera sigurie dhe ju e keni verifikuar këtë fakt. Kur kam shkuar në shtëpi kishte ndodhur ngjarja. Nuk kam asnjë ide se si kanë përfunduar gjurmët e gishtërinjve të mi në pistoletë. Unë nuk e kam prekur fare pistoletën as para dhe as pas ngjarjes. Nuk di çfarë të them. Unë kam ndihmuar vëllanë vetëm për të fshehur makinën. Me armën nuk kam lidhje fare.”-ka deklaruar Amarildo Meta

Kujtojmë se Pëllumb Meta, 49-vjeçari u vra nga fëmijët e tij dërgohet në banesën e fundit. Vrasja dhe groposja 49-vjeçarit në Shënavlash të Durrësit tronditi mbarë opinionin publik ndërsa policia arrestoi dy djemtë e viktimës dhe vajzën e tij, si dhe procedoi bashkëshorten. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit