Rreth orës 12:15, në fshatin Shelqet, në rrugë, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi 62 vjeç, banues në fshatin Shelqet. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. /btvnews.al