Reshjet e dëborës janë rikthyer në vend prej disa ditësh, pasi kushtet e motit janë përkeqësuar ndjeshëm.
Në aksin Bogë-Theth, në lartësitë mbi 1200 metra vazhdojnë reshjet e borës. Ndërkohë, në zona më të ulëta ka rënie gurësh dhe inertesh.
Edhe në aksin Tamarë-Vermosh kanë filluar reshjet e borës, megjithatë nuk paraqiten problem në qarkullim.
Po ashtu në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë në juglindje ka prezencë të reshjeve të dëborës, reshjet kanë nisur gjatë mëngjesit të sotëm dhe aktualisht janë duke rënë ende. /btvnews.al