E premte, 18 Prill, 2025

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 42-vjeçarja shqiptare! Përplaset nga një shofer i riHelikopteri në vendin ku ndodhi aksidenti

ITALI- Një 42-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Itali. Bëhet fjalë për 42-vjeçaren Edmonda Boka, e cila jetonte në Vigone.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 11 marsit në Villafranca, ku shqiptarja është përplasur nga një shofer 18-vjeçar.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarja sapo zbriti nga makina e saj është përplasur nga 18-vjeçari, një shofer fillestar. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca së bashku me një helikopter, por nuk kanë mundur të mbajnë në jetë shqiptaren. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit