Është e vërtetë: Pantallonat e shkurtra mikro janë

Kombinimi i pantallonave të shkurtra mikro me triko është një prej veshjeve më të rehatshme për të gjitha vajzat, por jo vetëm e tyre. Sepse veshjet me mini pantallona apo edhe me pantallona të ngushta mishëron modën “Indie Sleaze”, të mbrojtur nga ikona e stilit Kate Moss.

Është e vërtetë: Pantallonat e shkurtra mikro janë

Duke përcjellë energjinë e viteve 2010, pantallonat e shkurtra mikro dhe getat shërbyen si një zgjidhje e përhershme për britaniket që i mbanin gjatë gjithë vitit. Asgjë nuk ofronte të njëjtin kënaqësi me një palë xhinse të shkurtra mbi një palë çizme të reja.

Është e vërtetë: Pantallonat e shkurtra mikro janë

Shpejt, cikli 10-vjeçar i modës ka filluar të rikthehet. Edhe pasarelat dhe markat më në zë të modës kanë propozuar pantallonat shumë të shkurtra si një zgjidhje komode për pranverën dhe motin e ngrohtë. Të stiluara me xhaketa, xhupa lëkure apo edhe me triko të gjata — pantallonat e shkurtra janë zgjidhje e menjëhershme e çdo dite.

Është e vërtetë: Pantallonat e shkurtra mikro janë

“Miu Miu”, “Dolce & Gabbana”, “Lapointe” dhe “Max Mara” i prezantuan pantallonat e shkurtra mini edhe në koleksionet e tyre Vjeshtë – Dimër ’24.

Është e vërtetë: Pantallonat e shkurtra mikro janë
Ju mjaftojnë të gjitha këto që të kërkoni pantallonat e shkurtra të adoleshëncës në gardërobën e vjetër?