E enjte, 28 Nëntor, 2024

Manastiri i Deçanit/ Rama: Mbështes qeverinë e Kosovës për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, Kurti…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit.

Në një postim në “X” ai tha se mbështet vendimin dhe inkurajon lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik

“Unë e mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit. Unë inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët kyç për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i rritur i besueshëm i Komunitetit Euro-Atlantik”, shkroi kreu i qeverisë. #btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit