Mblidhet sot grupi parlamentar i PD-së. Takimi në fjalë është kërkuar nga kreu i grupit, Gazment Bardhi, njëherësh dhe nënkryetari i Rithemelimit, ku do të informojë deputetët për mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve.
Kujtojmë se dje në Konferencën e Kryetarëve u vendos që palët të diskutonin për objektet e hetimit për dy komisione hetimore, atë të koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.
Po sot, është njoftuar mbledhja e Kryesisë së PD-së zyrtare, të Lulzim Bashës, e cila do të nisë në orën 17:00. Duke iu referuar burimeve, pritet të përjashtohen deputetë të caktuar që i janë bashkuar Rithemelimit së fundmi. /btvnews.al