Plagosi 25-vjeçarin, lihet në burg autori dhe shpreh pendesë: Qëllova në gjaknxehtësi
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat Endri Baçukun, autorin e plagosjes me armë të 25-vjeçarit Jurgen Ndreca.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se i riu ka shfaqur pendesë duke deklaruar se kishte qëlluar në gjaknxehtësi. Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e Baçukut, duke cilësuar si të ligjshëm arrestimin dhe vendosi ndaj tij masën arrest me burg.
Ndaj 21-vjeçarit rëndojnë dy vepra penale, ajo plagosjes së rëndë me dashje dhe mbajtja pa leje armëve të zjarrit. /btvnews.al