E enjte, 28 Nëntor, 2024

Poshti serben në finale, flet shqiptarja që fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik

Alma Loki është shqiptarja që i ka bërë të gjithë krenarë. Ajo fitoi medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik për karate, duke mposhtur në finale kundërshtaren serbe.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Alma ndau emocionet e kësaj fitoreje, e cila është historike pasi nuk ka arritur askush nga shqiptarët ta fitojë.

Ajo zbuloi gjithashtu se përveç pasionit për karatenë, po ndjek studimet e larta për fizioterapi.

“Kur shkova në finale, i thash vetes nëse nuk fitoj këtë herë ti nuk je alma. Isha me shumë vetbesim për ta mundur kundërshtarët. Kam kaluar pesë raunde dhe të gjitha me fitore. Në këtë kategori që kam fituar unë, është një medalje historike që nuk ka arritur askush nga shqiptarët ta fitojë.

Unë jam 19 vjeç, jam nga Shkupi, por jetoj me të gjithë familjen në Ferizaj. Unë jam dhe studente fizioterapi në vitin e dytë, më pëlqen shumë, por ndonjëherë dhe nuk më del koha, me shumë mundim”, u shpreh Alma

Artikuj te ngjashem

Me te fundit