E premte, 29 Nëntor, 2024

U kapën me pasaporta greke të falsifikuara, arrestohen dy turq në Rinas

Dy shtetas turq janë arrestuar në Rinas ndërkohë që tentuar të kalonin kufirin me pasaporte false greke.

Policia njofton se këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje, pasaporta greke me të dhënat e tyre, të cilat pas ekzaminimit në laborator, rezultuan të falsifikuara.

Pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Rinas/Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, goditen 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas turq që tentuan të dilnin nga Shqipëria, me pasaporta greke të falsifikuara.

Sekuestrohen pasaportat false dhe biletat e udhëtimit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i përdorimit të mjeteve bashkëkohore për ekzaminimin e dokumenteve, bazuar në analizën e riskut, kanë goditur 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente të falsifikuara. Për këto dy raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit turq:

M. S., 38 vjeç dhe D. A., 26 vjeç, të dy banues në Turqi.

Këta shtetas kanë paraqitur në sportel, në dalje, pasaporta greke me të dhënat e tyre, të cilat pas ekzaminimit në laborator, rezultuan të falsifikuara. Pasaportat false dhe biletat e udhëtimit të këtyre shtetasve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit