Lajm i keq për Romën në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Sassuolos.
De Rossi, tashumë duke u përballur me Lukakun që vuan nga problemet e ijeve, do të duhet të bëjë edhe pa Dybala. Argjentinasi u stërvit me skuadrën të premten dhe më pas pësoi një problem në fund të seancës.
Në kontrollet e bëra mëngjesin e sotëm përgjigja e problemit ishte se ai kishte dëmtim të aduktorit të kofshës së djathtë. Dybala do të mungojë për rreth dhjetë ditë dhe për këtë arsye do të mungojë në ndeshjen e kampionatit ndaj “Neroverdi” dhe angazhimet e tij me kombëtaren argjentinase.
Lojtari do të qëndrojë në Trigoria për t’u rikuperuar nga lëndimi dhe për të qenë sërish i dispunueshëm pas pushimit. /btvnews.al