Morën pjesë më shume se 640 foristrada, ndërsa në garë ishin 60 prej tyre. Këtë aktivitet e ndoqën qindra njerëz të ardhur nga gjithë trojet Shqiptare.
Për të parë garat dhe për të shijuar adrenalinën kishin ardhur banorë kureshtarë të Lurës, qytetarë nga Peshkopia dhe Bulqiza. Në fund u shpallën edhe fituesit e garave me motorra dhe makinave Of Road. /btvnews.al