Duke iu referuar organit të akuzës, se është vërtetuar se në datën 15 tetor 2022 nga banesa e Alda Klosit janë vjedhur 462 mijë euro. Rozeta Dobi dyshohet për vjedhje me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se një herë, ndërsa djali i saj, e njëjta akuzë dhe për të birin, Havier Dobi.
Përsa i përket akuzës për pastrim të parave, Gjykata e ka kthyer dosjen duke i lënë prokurorisë se Tiranës 3 muaj afat që të provojë akuzën. Po ashtu, prokurorja theksoi se dy makinat që përdorte i riu, janë blerë me paratë e vjedhura, me vlerën rreth 300 mijë lekë të reja dhe 15 mijë dollarë.
Sakaq, prokuroria kërkoi që dy automjetet që janë blerë nga Havier Dobi me paratë e vjedhura, të kalojnë në favor të shtetit dhe të hiqej sekuestro për llogaritë bankare të pastrueses Dobi. Po ashtu u kërkuar që bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që iu janë vjedhur.