9 persona, mes tyre shtetas shqiptarë, janë arrestuar në një operacion nga Policia e Milanos pas një hetimi që zgjati nga Krishtlindjet 2021 deri në mes të marsit 2022.
Aktiviteti hetimor i kryer nga komisariati “Scalo Romana” i Komisariatit të Policisë së Milanos nisi pas arrestimit të një 17-vjeçari në mars 2021. Por pjesa më e rëndësishme e hetimit u zhvillua nga Krishtlindjet 2021 deri në mesin e Marsit 2022. Në pak më pak se tre muaj, në fakt, policia ka mbledhur elementë për të rindërtuar rolet, detyrat, dinamikën e shpërndarjes së drogës, shpeshtësinë e furnizimeve dhe dozat mesatare të shitura, nga 400 në 500 në ditë.
Nga sa është konstatuar, të dyshuarit në atë periudhë do të kishin shitur afërsisht 6 kilogramë e gjysmë kokainë, e ndarë në më shumë se 25 mijë doza, me një fitim prej gati 310 mijë eurosh. Sipas asaj që u rikonstruktua gjatë hetimeve nga agjentët, në krye të grupit ishte një shtetas shqiptar 32-vjeçar, me precedentë penalë. Në disa raste, të dokumentuara nga policia, paketimi ndodhte në shtëpinë e një 56-vjeçari italian me shumë dënime penale. Në përfundim të ambalazhit, në vendngjarje kanë dalë dy persona në qendër të hetimit: një italo-shqiptar 24 vjeç dhe një djalë rumun 21 vjeç. Janë identifikuar të paktën katër shpërndarës droge, dy të arrestuar në flagrancë dhe dy të tjerë, një 31-vjeçar maroken dhe një italian 40-vjeçar kanë përfunduar në pranga. /btvnews.al