Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulëzim Basha ka marrë fjalën në Kuvend, pas pesë muajsh anormalitet, duke u shprehur se sot teksa dëgjon fillimin e kësaj seance, harron atë që ka ndodhur gjatë këtyre muajve.
“A ishin këta more këto 6 muaj apo ishin të tjerë” – tha Basha me ironi.
Ai shtoi se çmimi që kanë paguar shqiptarët gjatë kësaj periudhe është i paimagjinueshëm.
Basha: “Teksa dëgjon fillimin e kësaj seanca harron 6 muaj, a ishin këta more, apo ishin të tjerë? Por gjithsesi për shqiptarë rëndësi ka një parlament funksional, pyetja është çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu. Çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit siç me të drejtë krenohet taksavënësi më i madh në historinë e vendit 7 miliard euro do të dalin nga xhepat e shqiptare, por se si do të shpërndahen këto para, ne nuk patëm shansin ta diskutojmë.
Ligji për komisionet hetimore që ndryshoi duke vendosur një precedent të papranueshëm në 34 vite pluralizëm duke zeruar efektivitetin për Komisionet Hetimore.
Dëmi më i madh është ai që nuk duket. Pas një viti vendi do të jetë në zgjedhje. Kodi zgjedhor është krimi më i madh.”