E hënë, 25 Nëntor, 2024

Me këtë sistem i dhurohen gjashtë mandate në tavolinë Ramës”, Alibeaj: Të mos heshtim, sot dita e fundit e ‘Zgjedhores’. Jo pazareve!

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj e cilësoi skandal faktin që sot është dita e fundit për Reformën Zgjedhore. Ai tha se kjo qeveri duhet të jetë e hapur me qytetarët dhe se nuk i duan listat e hapura.

Alibeaj: Anormaliteti vijon sot kur salla hesht, kur sot është dita e fundit për “Zgjedhoren”.

Sot në rend duhet projektligji i depozituar nga opozita, ku është normalitet e sinqeritet. E propozuam. Listat e hapura, votim numërim elektronik, votën e diasporës.

Sot të marrin kurajë dhe të votojmë edhe kundër, por t’u flasim shqiptarëve ashtu siç duhet. Të pranojnë që duan të përjashtojnë diasporën nga vota dhe kanë frikë nga shqiptarët.

T’i dhurosh edhe një mandat tjetër në tavolinë Edi Ramës në tavolinë.

Heshtja është pazar për të mbrojtur karriget dhe listat e mbyllura.

Projekt Ligji është depozituar dhe të futet për procedurë kërkesa për listat e hapura dhe për emigrantët.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit