E hënë, 25 Nëntor, 2024

U përjashtua nga seanca, Basha flet nga jashtë Kuvendit: Kishte marrëveshje mes palëve që PD-së të mos i jepej koha e duhur

Lulzim Basha, i cili u përjashtua nga seanca pasi nuk liroi foltoren e Kuvendit, është shprehur se “kishte marrëveshje mes palëve që PD-së të mos i jepej koha e duhur”.

Basha theksoi se në Kuvend “pati një pretendim se ishte fundi i një merkato”, por shtoi se “në fakt fillon merkato”.

Lulzim Basha: Çfarë fitoi publiku nga 6 muaj revolucion parlamentar, por është dëmtuar palcërisht interesi i publikut. Ky Parlamenti siç është katandisur prej kohësh kishte mundësinë për të detyruar transparencën dhe njëra prej tyre ishin Komisionet Hetimore por duke përfituar nga revolucioni pa kokë i revolucionarëve Rama ndryshoi ligjin për Komisionet Hetimore.

Dy nga 8 komisionet që kërkuan do të jenë në kushtet e një ligji që ofron shumë më pak transparencë.

Kishte marrëveshje mes palëve që PD-së të mos i jepej koha e duhur për t’iu përgjigjur pretendimeve të gënjeshtra që u lëshuan.

Pati një pretendim se ishte fundi i një merkato, por sot në fakt fillon merkato, Ishte fundi i një përpjekje transparente para shqiptarëve për t’i dhënë shqiptarëve ata që duan ata, jo ato që duan protagonistët e këtij pazari.

I pyetur nëse “E ndjeni veten pjesë të këtij pazari?”, kreu i PD-së u përgjigj se “Jo aspak”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit