E diel, 24 Nëntor, 2024

Lulzim Basha: Ndaj sot sfida më e madhe e Partisë Demokratike të Shqipërisë ngelet rikthimi i besimit dhe shpresës së fillimeve, ku idealizmi dhe entuziazmi i atyre viteve ka nevojë të rindizet edhe një herë

Nevoja për një 22 Mars të dytë është një domosdoshmëri që na motivon për të rikthyer entuziazmin e fillimeve dhe na shtyn për një fitore të PD-së me të gjithë popullin shqiptar.
32 vite më parë, Partia Demokratike e Shqipërisë arriti fitoren më të madhe në historinë e pluralizmit shqiptar.
Me SHBA-të në krah dhe me nevojën dhe dëshirën e popullit për t’u shkëputur nga e kaluara, ajo arriti të bëhet promotor i ndryshimit dhe mekanizëm i aspiratave të njerëzve.
Përtej kësaj fitoreje, arritjet më të mëdha të viteve të pluralizmit mbajnë firmën e PD-së, por, njëkohësisht, vlen reflektimi se historia është aty për të na dëshmuar dhe për të na gjykuar për ato që nuk u bën mirë, për ato që u bën keq dhe për të tjera që do duheshin të bëheshin ndryshe.
Ndaj sot sfida më e madhe e Partisë Demokratike të Shqipërisë ngelet rikthimi i besimit dhe shpresës së fillimeve, ku idealizmi dhe entuziazmi i atyre viteve ka nevojë të rindizet edhe një herë.
Kjo është beteja jonë dhe arsyeja për të cilën do punojmë dhe po punojmë përditë.
Ëndrra e shqiptarëve për Liri dhe Demokraci ngelet më aktuale se kurrë!
Vetëm një PD për njerëzit dhe me njerëzit mund ta bëjë ëndrrën e tyre realitet. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit