Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik, pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 17 kg marijuanë.
Operacioni është zhvilluar nga policia e Kilkis në banesën e shqiptari në zonën e Neapoli – Sikeon në Selanik. Në një kolltuk brenda banesës janë gjetur të fshehura 16 pako me 16 kg 751 gram marijuanë. Në banesë është gjetur gjithashtu edhe një peshore elektronike ndërsa të dyshuarit i janë sekuestruar 2 celularë.