E diel, 24 Nëntor, 2024

Rehabilitohet Qendra e të Moshuarve Dibër,të moshuarit marrin kafe e çaj falas

Qendra e Moshës së Tretë në qytetin e Peshkopisë i është nënshtruar një rehabilitimi pas problemeve që kishte shfaqur kohët e fundit.

Ky investim është bërë falë financimit të projektit të Bashkisë Dibër të financuar nga PNUD. Tashmë dhjetra të moshuar që e frekuentojnë këtë qendër kanë kushte më të mira.

Ata shprehen se me shtimin e shërbimit të kafes e çajit në mëngjes falas, është bërë më tërheqëse frekuentimi.

Vetë të moshuarit thonë se nevojat e tyre plotësohen gjatë qëndrimit në këtë qendër e për këtë falenderojnë investitorët.

Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu u shpreh se institucioni që ai drejton do të vijojë të ketë në fokus moshën e tretë, për tju krijuar atyre kushte më të mira dhe shërbim cilësor.

 

Qendra e Moshës së tretë në qytetin e Peshkopisë është çdo ditë e hapur dhe frekuentimi i saj është i lirë për të gjithë të moshuarit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit