E premte, 29 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, lendohet 50-vjeçari

Një elektriçist ka qenë duke riparuar një defekt elektrik në afërsi të Spitalit të Bulqizës dhe ka rënë në kontakt me rrymën.

Si pasojë, Avdul Duriçi ka rënë nga shtylla dhe është dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Ndërkohë, nuk dihet ende si është gjendja shëndetësore aktuale e tij.

Noftimi i Policise:

Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.

50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit