Raportohet se shtetasi A. F. duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin H. S., 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Sakaq, Ddrejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.