Ekspertët kanë parashikuar se do të jetë ngjarja qiellore më e vëzhguar në të gjithë botën pasi zonat do të bien në errësirë. Zëvendës administratori i agjencisë amerikane të hapësirës NASA, Pam Melroy ka thënë se eklipsi i plotë diellor do t’i lejojë ekspertët të studiojnë ngjarjen dhe të lidhin trupat qiellorë “në mënyra krejtësisht të ndryshme nga sa ne zakonisht bëjmë”. Nasa po kërkon të mësojë më shumë rreth koronës pasi gjatë eklipsit total diellor, ajo do të bëhet e zbehtë dhe do të jetë e dukshme kur hëna të bllokojë rrezet e diellit.
Interesi për koronën është për shkak të emetimit të nxehtësisë dhe energjisë nga era diellore në hapësirën e jashtme të diellit, duke shkaktuar ndezje që arrijnë në Tokë dhe shkaktojnë ndërprerje të sinjaleve të komunikimit. Studimi në mënyra të ndryshme do t’i lejojë shkencëtarët të mësojnë pse korona është shumë më e nxehtë se sipërfaqja e diellit dhe çfarë i shkakton erërat diellore.
Në mënyrë të ngjashme, Sonda Diellore Parker e NASA-s gjithashtu do të ngjitet kur eklipsi i plotë diellor do të jetë duke u zhvilluar. Dielli ka arritur aktivitetin e tij maksimal me ciklin e tij 11-vjeçar që pritet të përfundojë në vitin 2025.