“Rreth orës 10:50, në Kodër Rrëshen, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga dhe është batuar, automjeti me drejtues shtetasin Ll. P.

Menjëherë, në vendin e aksidentit, kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen nga automjeti, të shtetasit Ll. P., si dhe të bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin pasagjere në këtë automjet.

Të 3 të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia. /btvnews.al