E martë, 26 Nëntor, 2024

Bulqizë, theu masën e arrestit në shtëpi, vihet në pranga 31-vjeçari, ishte dënuar për shitje narkotikësh

Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Bulqizë pasi kishte thyer masën e arrestit në shtëpi të vënë nga Gjykata për veprën penale të ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’.

G.L., banues në Bulqizë  u kap jashtë banesës së tij pasi policia kishte informacione nga inteligjenca policore.

‘Si rezultat i kontrolleve të kryera 24/7, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G.L., 31  vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.’thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit