E hënë, 25 Nëntor, 2024

Njihuni me 70 vjeçarin tornitor në Bulqizë që nuk e ndal punën: E kam pasion! Do ta vazhdoj sepse e bëj me qejf

Pasioni për zanatin e shtyn Suri Kurtin nga fshati Zerqan i Bulqizës që të vazhdojë të punojë edhe pse është në moshën 70 vjeç. Edhe pse të të ardhurat nuk janë të larta, ai thotë se nuk ka ndërmend që të shkëputet nga puna.

Suri Kurti është 70-vjeç dhe mosha nuk e ndal të vazhdojë të punojë si tornitor, një profesion gjithnjë e më i rrallë në Shqipëri.

E nisi këtë profesion para 45 vitesh, e që atëherë ka punuar çdo ditë. Duhej të shijonte frytet e punës në disa dekada si pensionist por pasioni për zanatin e shtyn që çdo mëngjes të ngrihet herët për të shkuar në ofiçinë.

Fitimet nuk janë të larta, i duhet të sfidojë të ftohtin dhe të udhëtoje për më shumë se 25 minuta me furgonat e linjës, nga fshati Zerqan drejt Bulqizës për në vendin e punës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit