Edhe sot Meta ka hipur sërish majë paraleles, me të cilën u bë viral në rrjetet sociale.

Kreu i PL ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër.

“”Faleminderit” Bashkisë së Tiranës që ndjek aktivitetet e mia sportive dhe që më në fund u kujtua ta lyejë me bojë të bardhë kuadratin e hekurit tek kodrat e kryeqytetit!

Një përshëndetje edhe për të gjithë ata që herën e parë menduan se isha ngjitur këtu me helicopter”, shkruan Meta.

Ilir Meta publikon çdo ditë video nga palestra si dhe nga aktiviteti i tij fizik në natyrë.