E martë, 26 Nëntor, 2024

Publikoi në rrjete sociale video intime të të miturës, arrestohet i riu

Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, pas hekurave ra autori i dyshuar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi me inicialet H. Ç., banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.

Celulari i 19-vjeçarit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit