E martë, 26 Nëntor, 2024

Vranë me thikë bashkëmoshatarin, shtyhet seanca gjyqësore për katër adoleshentët

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj katër të miturve të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici, në Gramsh në majin e vitit të kaluar

Seanca e sotme u shty pasi mungonte një prej anëtarëve të trupit gjykues. Në seancën e sotme pritej pretenca e prokurorit të çështjes.

Më herët katër adoleshentët kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, gjë e cila ishte pranuar nga trupi gjykues. Mirëpo ky vendim u kundërshtua nga familjarët e viktimës Fatjon Bici. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit