Në moshën 9-vjeçare, ishte hera e parë që 15-vjeçari thirri policinë për të denoncuar babanë e tij dhunues, i cili e rrahu atë dhe nënën e tij në shtëpinë e tyre në Selanik.
50-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua mbrëmjen e së martës, pasi djali i tij 15-vjeçar thirri policinë. Në deklaratën e dhënë nga nëna e tij 44-vjeçare u kuptua se ata kanë përjetuar vite me radhë dhunë në familje.
Shkak i denoncimit të djalit ka qenë dhuna që i është ushtruar së fundmi të ëmës. Ai u njoftua nga një mik i familjes se nëna e tij nuk ndodhet në gjendje të mirë psikologjike, dhe i shqetësuar për të, ka telefonuar policinë, pasi ndjeu se nëna e tij ishte në rrezik dhe nuk ishte në ishte pranë saj që ta mbronte nga i ati.
15-vjeçari ka shpjeguar në polici se si ai dhe nëna e tij janë viktima të dhunës në familje nga 50-vjeçari.
Në të njëjtën kohë, nëna e tij tha në polici se në vitin 2018 bashkëshorti i saj ishte arrestuar sërish për dhunë në familje që ndodhi në sy të djalit të tyre, i cili në atë kohë ishte vetëm 9 vjeç. Ishte djali sërish ai që lajmëroi policinë. Më pas, 50-vjeçari e kishte goditur fort me grushte në kokë, siç tha ajo.
Ajo u ankua gjithashtu se në vitin 2021 ushtron dhunë ndaj saj dhe fëmijës së tyre të mitur, duke i rrahur dhe duke i shkelmuar. “Kjo ndodh një herë në muaj apo më shumë. Për shembull, kur fëmija vjen natën në shtëpi dhe partneri im është i dehur, ai e godet”, tha ajo, duke theksuar se nuk dëshiron që burri i saj të ndiqet penalisht.
“Unë e dua atë, nuk dua që ai të shkojë në burg”, ka thënë ajo.
Edhe pse burri i saj u arrestua dhe të premten pritet të gjykohet për akuza të rënda për dhunë në familje ndaj saj dhe fëmijës së tyre, 44-vjeçarja duke folur për protothema.gr deklaron se e do atë dhe se nuk dëshiron të shkojë në burg sepse “është turp”, duke ia atribuar fajin e dhunës, alkoolit.
“Burri nuk më godet çdo ditë, por një ose dy herë në muaj, kur pi dhe nuk e kupton se çfarë bën”, thotë ajo, ndërsa shton se nuk ka frikë prej tij.
“Ne zihemi dhe të nesërmen më thotë ‘Më fal, të dua’. Unë gjithashtu e dua atë. Unë nuk dua që ai të shkojë në burg, është turp. Më vjen keq për të, ai ka problem me alkoolin dhe kur nuk pi është njeri i mirë”, thotë ajo.
Sipas informacioneve, i pandehuri ka vuajtur dënimin me burg në të kaluarën dhe akuzohet edhe për një vepër penale. /btvnews.al