E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Lagjja “Duva” në Njësinë Fushë Bulqizë,pa uje te pijshem dhe vadites

 

Lagjja “Duva” në Njësinë Fushë Bulqizë të Bashkisë Bulqizë nuk ka ujë të pijshëm dhe vaditës.

Janë rreth 20 familje në këtë lagje që as në vitet e demokracisë nuk u erdhi kurrë ujë në lagje, pavarësisht premtimeve elektorale nga të gjitha kahjet e forcave politike.

Banorët e kësaj lagjeje shprehen se vijojnë të konsumojnë ujë pusesh e gropash natyrale, të pa kontrolluar.

Njëri prej tyre, Sami Gjimi, shprehet se furnizimi me ujë të pijshëm është shumë problematik në këto kushte, që sa herë ka reshje shirash uji nga këto burime ndotet.

Në kohë fushate vitin e kaluar u soll edhe një tubë uji, me dimension të papërballueshëm për rreth 20 familje, por investimi mbeti aty, me një pjesë tube në kanal e pjesa tjetër në sipërfaqe. Por problem për banorët e lagjes “Duva” mbetet edhe mungesa e ujit vaditës.

Banori tjetër që kontaktuam, Pllumb Gjimi është shpresë humbur se situata e furnizimit me ujë në lagjen e tyre mund të përmirësohet, pasi ai thotë se këtë problem e ka ngritur herë pas herë para pushtetarëve vendorë dhe deputetëve të zonës
Banorët e lagjes “Duva” në Njësinë Fush Bulqizë të Bashkisë Bulqizë, i bëjnë apel pushteti vendor të ndërhyjë sa më parë, për sigurimin në lagjen e tyre të ujit të pijshëm dhe atij vaditës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit