E diel, 24 Nëntor, 2024

Rruga Qafe Burrel – Cerruje,teresisht e demtuar

Rruga Qafë Burrel-Cerujë, që përdoret nga mjetet e rreth 10 firmave për transportimin e kromit, është në një gjendje të rënduar, e mbushur me gropa të mëdha dhe pa mbrojtëse anësore metalike.

Pronarët e këtyre bizneseve industriale kanë kërkuar ndihmën e medias për ta bërë publike gjendjen ku është katandisur kjo rrugë, pasi kërkesat e tyre në adresë të pushtetit kanë rënë në vesh të shurdhër.

Ato thonë se jemi taksapagues të rregullt dhe nuk e meritojmë të ndëshkohemi nga mosinvestimi në këtë rrugë.

Automjetet e transoptit të kromit shpeshherë pësojnë defekte vetëm për shkak të gjendjes së rrugës.

Lidhur me këtë problem gazetari ynë kontaktoi me përfaqësues të Bashkisë Klos ku u shprehën se mjetet që operojnë në këtë zonë nga Qafë Burreli – Cerujë, qarkullojnë mbi tonazh, e si pasojë aksi pëson deformime. Rruga në fjalë përbën rrezik edhe për transportin e sigurt të dhjetra minatorëve që punojnë në këtë zonë.

Drejtues të mjeteve, që përballen me këto vështirësi, thonë se rruga është e rrezikshme dhe skandaloze.

Më problem rruga Qafë Burrel-Cerujë është në periudhën e dimrit, ku ka rrëshqitje të aksit dhe rënie gurësh në rrugë. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit