Një vatër madhe zjarri është shfaqur këtë mbrëmje në livadhet e fshatit Dragu të njësisë administrative Fushë Bulqizë duke rrezikuar një banesë.
Fillimisht vatra e zjarri ka qenë e vogël, por e ndihmuar nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të madhe të livadheve.
Zjarri është pikasur nga banorët të cilët kanë njoftuar zjarrëfikëse e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke fikur zjarrin e cili ishte ofruar afër banesës.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë policia po heton nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm. /btvnews.al