E enjte, 28 Nëntor, 2024

Dhunoi të bijën dhe e kanosi me thikë, arrestohet 58-vjeçari

Policia tha se pas njoftimit se një shtetase 19 vjeçe ishte dhunuar fizikisht dhe ishte kanosur për jetën, nga babai i saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin në kërkim Agron Musta, banues në Lushnjë, të cilin Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit