Liverpooli ka pësuar humbje të thellë në shtëpi 0:3 nga Atalanta, në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës.
Kësisoj, Liverpooli është pothuajse jashtë kësaj gare, pasi në ndeshjen e kthimit i duhet të bëjë një përmbysje të madhe në Bergamo.
Kjo ndeshje nuk i pëlqeu aspak trajnerit Jurgen Klopp.
Ai pas humbjes tha se nuk ka asnjë gjë pozitive për të thënë.
“Ishte një ndeshje vërtetë e keqe, o Zoti im… Dua vetëm t’i them urime Atalantas. Nuk kam asnjë gjë pozitive për të thënë”, u shpreh trajneri gjerman.