Një 56 vjeçar në Bulqizë është gjetur i varur në litar sot (13 prill) pranë banesë së tij në fshatin Topojan. Bëhet fjalë për 56 vjeçarin e identifikuar si Sulejman Ceku.
Viktima është gjetur nga familjarët të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. Ende nuk dihen shkaqet e rrethanave të ngjarjes.
Burime pranë policisë së Bulqizës bëjnë më dije se personi që është gjetur i varur ishte liruar nga burgu para 10 ditësh.
Mësohet se 56 vjeçari ksihte qenë i dënuar për dhunë në familje.