Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al